Komentatori Dritan Shakohoxha ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan. Ai nuk kishte ardhur duarbosh, por i kishte sjellë drejtuesit të emisionit një kuti me sendet që i kishin metur në “Digitalb”.

Ndërkohë që i nxirrte të gjitha nga kutia, Shakohoxha i kujtoi Mamaqit me faturë se ka 14 200 lekë për të paguar ushqimin catering që ka konsumuar.

Shakohoxha: Ermal duhet të paguash lekët. Mi jep lekët!

Mamaqi: Unë do t’ia çoj Tosit lekët.

Shakohoxha: Lekët do të mi japësh mua tani, se të kishe për t’ia dhënë do t’ia kishe dhënë se ka dy vite.

/tvklan.al