Një 7-vjeçare ka humbur jetën në një incident të pazakontë. Ajo u qëllua me gur në kokë nga një elefant.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një kopsht zoologjik në kryeqytetin maroken Rabat, aty ku vajza ndodhej sëbashku me familjen e saj.

2222

Elefanti femër me emrin Assia, kapi gurin e madh dhe e ngriti në ajër duke kaluar hendekun që ndan kafshët me vizitorët, ku më pas guri ka rënë në kokë të vajzës.

Ajo u dërgua pa ndjenja në spital dhe më pas ndërroi jetë, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra./tvklan.al