Problem mbetet Rusia, tjetër rekord ditor viktimash

Edhe këtë të Martë, vala e dytë e pandemisë dha shenja lehtësimi duke ruajtur tendencën rënëse të shifrave të infektimeve dhe viktimave ditore, pas kulmit të arritur javën e kaluar.

Spikat Franca ku infektimet e reja kanë rënë në nivelin e muajit Gusht, kur vala e parë sapo kishte filluar. Tendencë rënieje tregojnë edhe grafikët e infektimeve ditore edhe në Itali dhe Gjermani.

Ndikim në fundin e valës së dytë kanë dhënë masat shtrënguese. Situata vijon të jetë e vështirë në Rusi.

Vendi është ende në ditët e kulmit të infektimeve. Këtë të Martë vendi shënoi një rekord të ri prej 596 viktimash ditore.

Valën e dytë po e kalojnë edhe Shtetet e Bashkuara. Tendenca e rënies është vihet re në gjithë globin.

Tv Klan