Kuvendi i Kosovës ka rinisur sot në orën 11:00 seancën, ku kërkohet miratimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Seanca nisi të martën në orën 16:00, por u shty për shkak të pamundësisë për të arritur 80 votat e nevojshme për miratimin e saj.

Votat e nevojshme vijojnë të mos jenë të siguruara, por shpresat janë tek rrjedhja e votave nga Vetëvendosja dhe Lista Serbe.

Ratifikimi i marrëveshjes ka dështuar më shumë se 4 herë në Kuvend.

Tv Klan