Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh:

1-  Robert Leskaj, 55 vjeç, banues ne Vlorë.

2-  Arben Jetishi, 52 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tyre për arsye se pas një pune hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ka rezultuar se shtetasi Robert Leskaj, administrator i shoqërisë ‘’Leskaj Inerte’’, në bashkëpunim me zjarrmëtarin, Arben Jetishi, janë kapur në flagrancë pasi dyshohet se në mënyrë artizanale po përgatisnin lëndë plasëse në guroren “Leskaj Inerte” në fshatin Drashovicë, Vlorë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve.

Policia ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

– një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat

– një sasi prej 20 litra naftë

– kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, kryer në bashkëpunim./tvklan.al