Pjesa e jashtme e një banese është përfshirë nga flakët në Vlorë. Sipas informacioneve të policisë një person ende i paidentifikuar ka hedhur benzinë nga jashtë në brendësi të oborrit me qëllim djegien e dy mjeteve lundruese dhe një kamioni.

Forcat zjarrfikëse kanë shuar në kohë flaket duke shmangur dëmtimin e tyre. Ndërsa policia po heton për ngjarjen. Mjetet lundruese mësohet se janë në pronësi të Arben Hajdarit, i cili ndodhet në Itali./abcnews.al