Dy persona u vunë në pranga në lidhje me djegien e flamujve serbë gjatë protestës së Partisë Demokratike më 20 Dhjetor. Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës caktoi masën detyrim paraqitje për Astrit Carën dhe Besnik Balanin.

Për të ndjekur seancën gjyqësore ishin edhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Albana Albana Vokshi tha gjatë një prononcimi për gazetarët pas seancës se arrestimi i dy protestuesve është i paligjshëm. Po ashtu ajo shtoi se protestat ndaj Ramës nuk do të ndalohen.

“Duam t’i bëjmë me dije Edi Ramës dhe gjithkujt që ndodhet pas tij dhe harton këto plane antikombëtaret, protestat që kanë filluar ndaj tij nuk do të ndalen.

Komisioni për Rithemelimin e PD është në mbledhje të përditshme dhe shumë shpejt do t’i bëjmë me dije planin e organizimit apo aktiviteteve në ditët dhe javët e ardhshme”.

Më tej deputetët shtuan se arrestim është politik dhe është bërë pas statusit të Kryeministrit Edi Rama në Facebook. Sipas Klevis Balliut, me arrestimet kërkohet që të bëhet presion ndaj demokratëve./tvklan.al