Deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka kanë kërkuar një interpelancë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Interpelanca me ministrin kërkohet në lidhje me projektet në zonat e “5 Majt”, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit.

“Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale”, tha Vokshi në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al