Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli për mediat pasi Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për të dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Ai e sheh ditën e sotme si të trishtë për kushtetutshmërinë në vende pasi “Edi Rama e trajtoi Gjykatën Kushtetuese si letër higjenike”.

Ai theksoi se me votën e socialistëve, gjykata humbi kuptimin e ekzistencës së saj.

“Sot Gjykata Kushtetuese u asgjesua me votë të PS-së në Kuvend. Çdo qytetar që në këtë moment është duke zbatuar një vendim gjykate i lind e drejta të mos zbatojë. Nëse Olta Xhaçka nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çfarë do duhet shqiptarët të zbatojnë një vendim të gjykatave të zakonshme”, tha ai.

Ai theksoi se ka rënë çdo garanci për qytetarët shqiptarë.

“Sot ka rënë çdo garanci kushtetuese për çdo shqiptar për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të tyre”, tha Bardhi./tvklan.al