Lirohet Ardian Serezi, prokuroria nuk gjeti prova për implikimin e tij

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Ardian Serezin dhe Denis Demirin, të cilët ishin nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. 

Gjatë seancës të së martës, togat e zeza kanë shpallur fajtor 45-vjeçarin Demiri dhe kanë dënuar këtë të fundit me 25 vite heqje lirie. Ndërkohë që 51-vjeçari Serezi është liruar nga akuzat, pasi prokuroria nuk siguroi dot prova për implikimin e tij në vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të 2018-tës në kryeqytet, ku Begalla u ezketutua në hyrje të pallatit të tij. Sipas hetimeve, ka rezultuar se vrasja ka ndodhur për një borxh të pashlyer që viktima i ka patur autorit.

Tv Klan