“Thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës”

Ministrja per Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur shqetësimin e thellë nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se kriza është artificiale dhe se barrikadat nuk janë  vendosur nga qytetarët, por bandat.

“Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate”, thotë Xhaçka në reagimin e vet.

Ajo thekson se të luash me zjarrin është një ide e keqe, ndaj dhe bën thirrje për dialog.

Tv Klan