Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka nxitur palët politike në vend që të qëndrojnë në tryezën e dialogut për të përfunduar një kod zgjedhor.

Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës Amerikane, menjëherë pas përfundimit të takimit që Kim zhvilloi me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, thuhet se ambasadorja ka konfirmuar mbështetjen e SHBA për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.

“Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”. /tvklan.al