zajmina

Bukuroshja Zaimina Vasjari po përgatitet të hedhë në treg këngën dhe klipin e ri muzikor. Nga fotot në Instagramin e këngëtares, mësohet se bëhët fjalë për një bashkëpunim me reperin Blasta.

Dyshja po realizon një pjesë të skenave të klipit, në të cilën Zaimina duket joshëse ndërsa mban një kurorë në kokë.

Ish Miss Shqipëria ka realizuar një skenë tjetër të përfshirë në klip, në një pyll me dëborë ku shfaqet duke përkëdhelur një kalë.

zajmina 1

Ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë për muzikën me Elgit Dodën ndërsa për testin është kujdesur Rozana Radi.

Ky projekt e rikthen Zaiminën në muzikë pas këngës së fundit “Blackout” të publikuar verën që lamë pas./tvklan.al