CIA ka publikuar mbi 12 milion dokumente sekrete, në mesin e të cilave ka edhe mijëra dokumente për Republikën e Maqedonisë.

Një njërin prej tyre, prezantohet plani i Rusisë për një intervenim ushtarak në Bullgari me qëllimin për të krijuar Maqedoninë e Madhe në Ballkan, e cila pastaj do të bashkohej me Shqipërinë në një shtet të vetëm të fuqishëm.

Sipas planit rus, shteti i ri do të shtrihej deri në Prishtinë, Vranjë, Nish. Ndërkaq, pjesë e kësaj Republike të re do të ishte edhe Selaniku.

Plani parashihte stacionimin e një flote ruse në territorin e Shqipërisë. (INA)