Aktorja Zandayja po promovon filmin më të ri të titulluar ‘Changelleres’ në Londër.

Por ajo çfarë ra në sy ishte pamja e re e aktores e cila u shfaq me flokë bionde e veshur me një fustan i cili është krijim i stilistes së njohur britanike Vivienne Westwood që i përket vitit 1994.

Në javët e fundit aktorja për të promovuar filmin e ri shpesh është veshur edhe me veshje të frymëzuar nga sporti i tenistit duke qenë se ajo në film portretizon një ish-kampione të këtij sporti.

Në filmin, me regji të Luca Guadagnino, Zendaya luan personazhin e Tashi Duncan, një ish-kampione e tenisit, e cila ndihmon bashkëshortin e saj Art të shëndërrohet nga një lojtar mediokër në një kampion me famë botërore në Grand Slam.

Por kur Patrick, miku më i mirë i Artit dhe i dashuri i Tashit gjatë viteve të tyre të adoleshencës, papritur rishfaqet, ajo e gjen veten në një trekëndësh dashurie. Ndërkohë, ish-partneri dhe tani ai aktual kanë histori së bashku, por edhe rivalitet në fushë.

Konkurrenca dhe drama shfaqen jo vetëm në fushë ashtu edhe jashtë saj, ndërsa e kaluara dhe e tashmja e tyre përplasen. Megjithatë shumë detaje të historisë janë mbajtur të fshehta në mënyrë që publiku të ketë mundësinë ta shohin vetë më 24 Prill atëherë edhe kur filmi del në kinema.

Klan News