Në veri të Kosovës kanë nisur të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për 4 komunat të banuara kryesisht nga serbët.
Votimet kanë nisur në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen për shkak të taksës 100% për importet serbe e boshnjake.
Në total, të drejtë vote kanë rreth 58 mijë persona për 87 qendra votimi.
Për këto zgjedhje garojnë 12 kandidatë të PDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.
Për herë të parë kandidatët nga komuniteti serb vijnë vetëm nga Lisita Serbe. Kjo pasi dy forcat e tjera, Partia Qytetare serbe dhe Partia Liberale Serbe, nuk do të futen në zgjedhje.
Tv Klan