Noizy, një nga reperët më të famshëm në vend ka nisur pak orë më parë një sfidë për fansat e tij.

Përmes një postimi në profilin e Instagram ai i ka kërkuar ndjekësve të arrijnë numrin e 100 mijë komenteve për të publikuar këngën më të re “1 herë e mirë”.

Aktualisht në vetëm pak orë postimi ka kaluar mbi 108 mijë komente dhe të gjithë janë në pritje të publikimit të këngës së re. /tvklan.al