Ndryshe nga 10 ditë më parë (Lexo më shumë), ish-Presidenti Ilir Meta u shfaq më i qetë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se deri më tani thuhet se Prokuroria e Posaçme mund të ketë kërkuar një masë sigurie për të, Meta u përgjigj shkurt. Ai tha se SPAK-u është i mirëpritur në Konventën që ka paralajmëruar Partia e Lirisë.

Blendi Fevziu: Kam dëgjuar që SPAK-u, deri tani ç’thuhet, ka kërkuar një masë, nuk e di çfarë mase sigurie për ju?

Ilir Meta: SPAK-u është i mirëpritur në konventë kur të ketë dëshirë.

Blendi Fevziu: SPAK-u s’vjen të ndalojë konventën, por ne nuk e dimë masën, por deri më tani sipas gazetarëve të kronikës SPAK-u ka çuar në gjykatë masën e sigurisë për ju?

Ilir Meta: I dashur zoti Blendi, SPAK-u të japë kontributin e vet në mbarëvajtjen e konventës, është i mirëpritur në cilëndo formë, pa asnjë diskutim. Kemi gjë tjetër?/tvklan.al