Manifestime të shumta u zhvilluan në qytetet kryesore europiane nga sindikatat e punëtorëve me rastin e 1 Majit, të cilët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës apo dhe paga më të larta.

Në Torino protestuesit u përplasën me forcat e rendit. Rreth 20 aktivistë të sindikatave të punëtorëve u arrestuan në Stamboll.

Në Shën Pjetërburg, në Rusi pati gjithashtu të arrestuar.

Në Francë, masat e sigurisë ishin të jashtëzakonshme pasi këtë vit protestave të punëtorëve iu bashkuan edhe jelekët e verdhë, të cilët vijojnë të kërkojnë ulje të taksave. Më shumë se 7400 police u angazhuan vetëm në Paris, për të parandaluar trazira si në muajt e fundit.

Protesta paqësore pati edhe në Berlin, ku mijëra manifestues bënë thirrje për përmirësim të kushteve të punës.

Tv Klan