1 mijë efektivë për protestën e Aleancës së Mbrojtjes të Teatrit

1 mijë efektivë për protestën e Aleancës së Mbrojtjes të Teatrit

15:36 18/05/2020

Mbledhje në Ministrinë e Brendshme, në terren edhe anti-terrori

Drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës, si dhe njësia e anti-Terrorit kanë zhvilluar një takim në Ministrinë e Brendshme, ku kanë hartuar një plan masash në lidhje me protestën që do mbahet në orën 16:30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Në terren do të angazhohen rreth 1 mijë efektivë të forcave, përfshi ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Speciale  RENEA dhe forca të anti-terrorit”.

Njësia e anti-terrorit në Policinë e Shtetit është vënë në lëvizje pasi mbrëmjen e së dielës u gjetën pranë parlamentit dy shishe me molotov. Pritet që në protestën e sotme të mbahen nën vëzhgim personat që mund të kryejnë sulme ndaj forcave të rendit dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë. Edhe godina e Kryeministrisë është rrethuar me mbrojtëse metalike ndërsa dera kryesore është përforcuar me mbrojtëse metalike.

Një numër mjetesh që kanë udhëtuar drejt Tiranës nuk janë lejuar të hyjnë në kryeqytet nga postblloqet e shumta të policisë. Kjo sipas uniformave blu për shkak të Aktit Normativ që nuk lejon hyrje daljet në zonat e kuqe. I tillë është edhe ky postbllok në dalje të Elbasanit në drejtim të Tiranës.

Në lidhje me protestën e së dielës, policia e kryeqytetit tha se u shoqëruan gjithsej 64 persona, 7 prej të cilëve janë vënë në pranga për kundërshtim me dhunë të punonjësve të rendit dhe tubim të paligjshëm. 21 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë. Si pasojë e përplasjes, 7 efektivë kanë mbetur të plagosur nga hedhja e sendeve të forta, por pas ndihmës së parë mjekësore janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo