Albana Liçi tregoi në emisionin “Stop” problemin e saj me një kredi të pashlyer. Pasi nuk kishte mundësi ta paguante rregullisht, kredia e keqe u ble prej Raiffeisen Bank nga shoqëria financiare Star Micro Credit.

“Kam marrë disa gjëra te Neptuni me kredi. Unë i paguaja këstet te Raiffeisen Bank në Kombinat. Shuma ishte 50 mijë lekë (të vjetra). Në vitin 2009-2010, një vit nuk i kam paguar, pastaj deri më 23 Shkurt të vitit 2013 i kam paguar. Më pas s’kisha të ardhura, fëmijët i kisha të vegjël, pa punë isha, pa gjë”,

rrëfeu denoncuesja.

Ekspertja Ardiana Kalaja tregoi shkeljet që janë bërë në këtë çështje. Ajo u shpreh se sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, nëse kredia nuk paguhet brenda një afati 3 mujor, banka e nivelit të dytë mund t’i drejtohet gjykatës, në mënyrë që kontrata të zgjidhet.

“Në momentin që banka e nivelit të dytë i drejtohet gjykatës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, kjo konsiderohet me Kodin Civil dhe zgjidhja e kontratës. Pra banka nuk mundet më pas nxjerrjes së urdhërit të ekzekutimit të vazhdojë të llogarisë interesat dhe penalitete ndaj debitorit, pasi ka zgjidhur kontratën”,

shpjegoi ekspertja e financës.

Shoqëria financiare pas marrëveshjes me Albana Liçin, vendosi shlyerjen e kësteve pranë Alpha Bank, ku pagesat u kryen rregullisht. Por shoqëria “Star Micro Credit” ngriti pretendimin që debitorja nuk ka paguar një muaj, ndaj dhe është penalizuar me një gjobë me vlerën e 1 milion lekëve.

Denoncuesja sëbashku me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop” iu drejtuan kësaj shoqërie për të sqaruar penalizimin që ka marrë.

Shoqëria “Star” –

Për çfarë ke ardhur?

Denoncuesja – Të verifikoj një çikë ato faturat se i kam të gjitha të rregullta këtu.

Shoqëria “Star” –

Ke bërë gjë kontratë të re?

Denoncuesja – Po, kam bërë!

Shoqëria “Star” –

Ke bërë rikonstrukturim!

Denoncuesja – Po ta thashë, fola dhe me ato të palëve të tua, ça janë ato punonjësit e tu, kontrolluan letrat dhe më dilnin të gjitha të rregullta.

Shoqëria “Star” –

Mua më rezulton të jeni me vonesë.

Denoncuesja – Kush moj është me vonesë?

Shoqëria “Star” –

Këta të parës, që kur ke filluar nga muaji i parë.

Denoncuesja – Po unë, ja ku i kam me fatura me të gjitha!

Shoqëria “Star” –

Pagesat, që mua më kanë ardhur tek arka!

Denoncuesja – Nuk e di tani unë, ja unë i kam të gjitha. Kam ardhur në Shkurt, se më morët në telefon, ke Shtatorin për të paguar, pagova Shtatorin 2 muaj në Shkurt. Pasi më morët prapë në Maj, nuk është paguar Gushti.

Shoqëria “Star”

Ja të shohim këtë të 2017-ës njëherë, se ka nisur që në 2017-ën vonesa.

Ndërsa ekspertja Kalaja tha

: “Në termin financiar kjo kredi apo ky detyrim është ristrukturuar. Në parimin e përgjithshëm financiar dhe me parimin që ndjek vetë banka, nuk mundet të merret likujdimi i muajit pasardhës nëse nuk është likujduar muaji i radhës”.

Shoqëria “Star” –

Si mandate i ke, si mandate flasim…

Denoncuesja – Po!

Shoqëria “Star” –

Si këste, por problemi qëndron që nuk e ke këtë pagesën e 30.08.2017, nuk e ke këtu. 

Penaliteti, sipas kontaratës së firmosur, është 2% e…

Gjë, që do të thotë se është shumë i lartë.

Pas kësaj, denoncuesja iu drejtua Alpha Bank për të konfirmuar shlyerjen e kësteve.

Denoncuesja –  Një pagesë e bërë më 30 gusht 2017.

Banka –

Jo jo e kishe në sistem, e ke në sistem  atë.

Denoncuesja – E kemi pra!

Banka –

Në 30 Gusht ke hedhur 30 mijë lekë, e ke në sistem. Ndaj po të them, se çfarë janë në sistem, nuk…

Denoncuesja – Më vjen keq! Unë prandaj po sqarohem!

Pra, pavarësisht faktit që Albana Liçi ka paguar këstin, çka e provon dhe banka, duhet të paguajë dhe gjobën për vonesën e shlyerjes së pagesës./

tvklan.al