1 vit nga taksa 100% për mallrat serbe

1 vit nga taksa 100% për mallrat serbe

15:42 21/11/2019

Analistët: Nuk solli rezultatet e pritura nga Haradinaj

“I propozoj qeverisë së Republikës së Kosovës nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia dhe BeH”. Ky vendim për t’i vendosur tarifë produkteve serbe është marrë pikërisht para një viti.

U përkrah nga Kryeministri Ramush Haradinaj, siç kishte deklaruar ai deri në reflektimin e Beogradit për njohjen e Kosovës. Për ekspertin i ekonomisë Naim Gashi në aspektin politik, me këtë veprim Haradinaj ka bërë që të luhaten raportet me miqtë ndërkombëtarë.

“Në aspektin politik fatkeqësisht taksa është përdorur për të mbuluar skandalet e mëdha korruptive dhe abuzimet me paranë publike që i ka bërë qeveria”.

Ndërsa në aspektin ekonomik, sipas tij, produktet serbe janë zëvendësuar me importe nga vendet tjera.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur t’i zëvendësojmë me prodhime vendore produktet e ardhura nga Serbia. Prodhimet nga Serbia janë zëvendësuar me produkte të cilat kanë ardhur nga rajoni dhe vendet e BE-së”.

Kreu i LVV-së, i cili ka fituar zgjedhjet e 6 Tetorit thotë se në momentin që të nisë punën në qeveri, do të heqë taksën dhe do të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë.

“Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vetëm 6 milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja që është importuar për një vit në Kosovë, që i bie 440 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar nga Serbia e 80 milionë më pak nga Bosnjë e Hercegovina”.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi