Pikërisht sepse është e pamundur të ndodhë, Serbia ka vënë një shpërblim marramendës për Kombëtaren e Futbollit, nëse do të arrijë të fitojë Botërorin e Rusisë.

Ka qenë vetë Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiç që gjatë një takimi me 23 lojtarët e Kombëtares dhe stafin teknik ka bërë premtimin.

“Nëse do të arrini të sillni Kupën e Botës në Serbi, ne si qeveri premtojnë një shpërblim prej 10 milionë Eurosh për grupin prej 23 lojtarësh, 5 milionë Euro nëse arrini deri në finale dhe 500 mijë Euro në total në rast kalimi të fazës së grupeve”.

Presidenti Vuçiç ka deklaruar se kjo shumë duhet të shihet si një mbështetje e shtetit ndaj përfaqësueses. Në Botërorin e Rusisë, Serbia bën pjesë në Grupin E, së bashku me Kosta Rikën, Brazilin dhe Zvicrën.

Tv Klan