Në shënimin e 11-vjetorit të themelimit të Kushtetutës së Kosovës, njohës të çështjeve kushtetuese thonë se ajo duhet të pësojë ndryshime. Profesori Riza Smaka, i cili ishte edhe anëtar i komisionit për hartimin e kësaj kushtetute, thotë se në të ka mangësi dhe kufizime.

Ai shpreh keqardhje që kjo Kushtetutë për 11 vjet u shkel shumë herë. Por për Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahir, procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është i lehtë për tu arritur.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në Ditën e Kushtetutës ka uruar ata që punojnë për të zhvilluar Kosovën si vend të lirë e demokratik për të gjithë qytetarët.

Për nder të kësaj dite mbrëmë ministria e Drejtësisë ka organizuar pritje solemne. Krerët e shtetit kanë premtuar se do ta respektojnë në përpikmëri Kushtetutën e vendit.

11 vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 Qershor të vitit 2008.

Tv Klan