“Partitë politike nuk kanë mbajtur premtimin”

Ndonëse ka vite që shoqëria civile u bënë thirrje partive politike që në lista zgjedhore të mos kenë kandidatë me aktakuza aktive për korrupsion një gjë e tillë nuk po respektohet nga partitë politike përkundër premtimeve.

Gjetjet në hulumtimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi tregojnë se në listën zgjedhore të AAK-së janë 4 kandidatë me aktakuza aktive, në atë të PDK-së 3, LVV e Lista Serbe kanë nga dy kandidatë ndërsa LDK me 1.

“Fatkeqësisht edhe në këtë vit kemi pasur një degradim total të partive politike. Si IKD e kemi thënë është e pakuptueshme që një deputet, ministër, zëvendës ministër, në mëngjes në salla të gjykatës për tu ballafaquar me vepra korruptive pasdite të shkojë në zyrë dhe të marrë vendime me interes ë përgjithshëm.”

Miftaraj thotë te jetë befasuar me Lëvizjen Vetëvendosje pasi që synim ka qeverisjen e mirë.

“Lëvizjen Vetëvendosje kësaj radhe nuk e kemi kuptuar. Bie në kundërshtim me parimet që i ka promovuar kjo parti. Bie në kundërshtim të plotë me atë që e ka në plan program të saj sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë”.

Kosova me 14 Shkurt do të mbaj zgjedhjet e jashtëzakonshme pas vendimit të gjykatës kushtetuese e cila e ka quajtur jolegjitime qeverinë Hoti.

Tv Klan