Ndonëse është një vend i konsoliduar në fushën e turizmit, vetë mediat spanjolle japin si sugjerim Shqipërinë për pushimet e verës. Të gjithë ata udhëtarë evropianë që kanë ëndërruar të paktën një herë në jetën e tyre të vizitojnë Karaibet mund të dekurajohen disi për shkak të distancës së largët.

Megjithatë, lajmi i mirë është se nuk  është nevoja  të largohemi nga Evropa për të shijuar peizazhet dhe përvojat që nuk kanë shumë për t’i pasur zili nga destinacioni ekzotik i Karabieve.

Ksamil, Shqipëri

Për median spanjolle “20 minutos” Shqipëria ofron peisazhe parajsore të ngjashme me Karaibet.

Saranda është një nga destinacionet më të bukura bregdetare. Plazhi i Borshit, me 7 kilometra plazh me rërë, apo edhe Himara janë vende të tjera që nuk duhen humbur.

Një tjetër propozim interesant që bën media spanjolle është një eskursion në Syrin e  Kaltër, një burim i shpallur Monument Natyre. Dhe për ata që pëlqejnë aktivitetet ujore, nga qyteti i Vlorës udhëtarët mund të zbulojnë ishullin e Sazanit dhe Karaburunin.

Përveç rivierës, një vizitë tjetër mund të nisë edhe në kryeqytetin Tiranë ku turistët e huaj mund të zbulojnë vendet më emblematike si Sheshi Skënderbej, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura apo Piramida e Tiranës, një ndërtim shumë i veçantë në qytet.

Klan News