Vera Grabocka nuk flet shumë dhe ne të gjithë e dimë, por në ato pak raste të rralla, fjalët që thotë vështirë të kalojnë pa lajm.

Sot, në fillim të sezonint të ri të programit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Grabocka ka vendosur të flasë publikisht dhe t’i dedikojë një mesazh bashkëpunëtores dhe koleges së saj për dy dekada, Alketa Vejsiut.

Duke e uruar për suksesin jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar, Grabocka shkruan ndër të tjera se ylli që ajo spikati qysh në moshën 16-vjeçare, vazhdon edhe sot të shkëlqejë në të tjerë qiej të rinj.

“20 vjet bashke Alekta Vejsiu. Jam e lumtur se ylli që pashë te ty ditën e parë ,kur ishe vetëm 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një botë më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”