Qeveria ka miratuar aktet nënligjore për ligjin e ri të pronave. Në vendimin e marrë në mbledhjen e sotme parashikohet që duke nisur nga hyrja në fuqi e akteve, kompesimi financiar përmes një fondi prej 24 milionë dollarësh si dhe kthim fizik për pronat e lira.

Prej të enjtes nis kompesimi finaciar për ndërtimet e përfshira në proces legalizimi si dhe kthimi fizik i pronave të lira. Qeveria ka miratuar aktet nënligjore për ligjin e pronave duke vendosur 24 milionë dollarë si fond për kompensimin.

Aktet nënligjore parashikojnë përfshirjen në procesin e kthimit apo kompensimit të pronës edhe ish pronarët që deri më tani nuk kanë patur mundësi të aplikojnë dhe me proceduara shumë më të thjeshtuara.

Miratimi nga këshilli i ministrave i akteve nënligjore të ligjit të pronave vjen në një kohë kur në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar 3 ankesa këtë ligj. Organit më të lartë kushtetues i është drejtuar me kërkesën për ta shfuqizuar presidenti i Republikes i cili nuk e dekretoi atë, Partia Demokratike dhe shoqata e ish pronarëve.

Tv Klan