Një e re është arrestuar në Osmaniye të Turqisë këtë të mërkurë, pasi në gjendje të rënduar si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike u zhvesh në mes të qytetit.

“Hurriyet” raporton se rreth orës 15:00, 26-vjeçarja me iniciale M.Y. nisi të zhvishet teksa ecte në rrugë.

E reja i hoqi të gjitha rrobat dhe vazhdoi të ecte nudo derisa në vendngjarje mbërritën forcat e policisë pas sinjalizimit të qytetarëve.

M.Y. u dërgua në komisariat dhe pas kontrolleve mjekësore, rezultoi se kishte varësi nga lëndët narkotike. Pas marrjes së dëshmisë, policia dorëzoi të renë tek familja e saj. /tvklan.al