Konsumimi i moderuar i çokollatës mund të jetë në fakt i dobishëm për shëndetin, sugjeron një studim. Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se deri në tre copa në muaj, reduktojnë rrezikun e dështimit të zemrën deri më 13 për qind.

Dështimi i zemrës ndodh në më shumë se 900,000 persona në Britani dhe gati një e treta vdes brenda një viti nga momenti i diagnozës.

Studiuesit besojnë se përbërësit natyrorë në çokollatë të quajtur flavonoidë nxisin shëndetin e enëve të gjakut dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.

Por ata sugjerojnë se nuk duhet tepruar, ngrënia e çokollatës është e shëndetshme vetëm nëse ndodh rrallë, sepse sheqeri dhe kaloritë sjellin më shumë efekte negative sesa pozitive.

Ata që konsumojnë çokollatë çdo ditë kanë një rrezik të shtuar me 17 për qind të dështimit të zemrës.

Udhëheqësi i studimit Dr Chayakrit Krittanawong, nga një fakultet mjekësie në Nju Jork , tha:

“Unë besoj se çokollata është një burim i rëndësishëm ushqimi i i flavonoideve të cilat lidhen me reduktimin e inflamacionit dhe rritjen e kolesterolit të mirë.

Më e rëndësishmja, flavonoidet mund të rrisin oksid nitrik [një gaz që zgjeron enët e gjakut dhe nxit qarkullimin”.

“Megjithatë, çokollata mund të ketë nivele të larta të yndyrave të ngopura. Prandaj, konsumi i moderuar mund të rekomandohet”.

Megjithatë, çokollata mund të ketë nivele të larta të yndyrave të ngopura. Prandaj, rekomandohet konsumi i moderuar në këtë rast.

Krittanawong beson se çokollata e errët është më e shëndetshme, sepse përmban më shumë flavonoide dhe më pak sheqer.

/tvklan.al