Kongresi i Perusë ka zgjedhur presidentin e përkohshëm, i cili në fakt bëhet kreu i 3 i shtetit i zgjedhur brenda 1 jave. Kongresmeni Francisko Sagasti, 76-vjeç do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai është një inxhinier dhe akademik.

Javën e kaluar, Presidenti Martin Vizcarra u hoq nga ky post pas pretendimeve për korrupsion, të cilat i mohon. Kjo gjë ka shkaktuar protesta të mëdha në vend. Të paktën dy vetë kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Sagasti u zgjodh si lider pasi siguroi 60 vota. Ai i përket partisë që votoi kundër heqjes së ish-Presidentit Vizcarra.

Sagasti mori rolin e Presidentit nga ish-kreu i Kongresit, Manuel Merino, i cili qëndroi në krye të postit vetëm për një javë. Politikanët  kërkuan dorëheqjen e Merinos pasi pati protesta të shumta kundër tij.

Dhjetëra mijëra të rinj demonstrues kanë protestuar kundër heqjes së Vizcarra-s. Ata akuzojnë Kongresin se kanë kryer një puç parlamentar. Kjo krizë në Peru vjen mes situatës së pandemisë, ku në Peru koronavirusi ka shkaktuar mbi 35 mijë të vdekur./tvklan.al