Në këtë jaht hipën mbreti i Danimarkës Frederik X dhe Mbretëresha Mary të cilët kanë nisur një udhëtim në rajonin nordik.

Me këtë jaht familja mbretërore pritet të nisë një vizitë shtetërore në Suedi në fillim të majit, përpara se të udhëtojnë për në Norvegji.

Ata gjithashtu pritet të shkojnë në Ishujt Faroe dhe Grenlandë gjatë muajit qershor dhe korrik.

Në një intervistë të parë që pas marrjes së fronit Mbreti Frederik foli për marrëdhëniet e tij me fqinjët skandinavë.

 “Në këto vende ndihemi si në shtëpinë tonë. Ne nuk jemi vetëm kolegë, por edhe familje. Kemi një dialog fantastik dhe një marrëdhënie të shkëlqyer kur takohemi”, u shpreh ai.

Duke qenë se jahti ishte në pronësi të familjes mbretërore daneze që para se të lindte mbreti Frederik ai kujton me nostalgji kujtimet që ka krijuar kuvertën e jahtit.

Mbreti Frederik mori fronin në janar, duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, duke u bërë kreu i shtetit jo vetëm në Danimarkë, por edhe në dy ish-koloni, Grenlandë dhe Ishujt Faroe.

Klan News