OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave. Ata janë Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, Arben Prendi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe Perikli Marku banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./tvklan.al