Një 38-vjeçar ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” nga ku kërkoi njohje.

Sokoli tha se është divorcuar pas një martese 12-vjeçare për shkak se kishte kapur bashkëshorten me një tjetër.

“Jam Sokoli nga Korça, jam 38 vjeç i diorcuar. Isha martuar prej 12 vitesh, u divorcova për shkak të tradhëtisë. E kapa duke më tradhëtuar me vëllanë e baxhanakut. Nuk dyshoja fare për të, ishim martuar me dashuri. Unë kam një djalë e ka ish-gruaja”,

tha 38-vjeçari.

/tvklan.al