Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 4 persona nga COVID-19. Në një njoftim për mediat Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 215 raste të reja me koronavirus . “Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime”.

Numri total i rasteve pozitive është 50.620 raste nga 179.402 persona të dyshuar me koronavirus  dhe që nga nisja e pandemisë kanë ndërruar jetë  1.309 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë dhenumri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.749.