Ka shkuar në 44 numri i viktimave si pasojë e valës së të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Japoninë në dy javë e fundit.

9 persona ndërruan jetën vetëm të shtunën, kur temperatura maksimale shënoi mbi 41 gradë Celsius. Sipas mediave vendase, bilanci i viktimave për fat të keq është edhe më i lartë, rreth 100. Por zyrtarisht ende nuk konfirmohet diçka e tillë. Mijëra qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës.

Tv Klan