5 gjërat që duhet të dijmë rreth herpesit (puçrrave në buzë)

5 gjërat që duhet të dijmë rreth herpesit (puçrrave në buzë)

19:25 11/10/2016

Nuk duhet t’ju kapë paniku sepse është më e zakonshme seç mendoni ju. Hunter Handsfield, një profesor mjekësie në universitetin e Washingtonit, për AIDS dhe sëmundjet e transmetueshme, na tregon ato çfarë duhet të dimë.

-Nëse keni kaluar një të ftohtë ka shumë gjasa që të mbartni virusin e herpesit. Virusi i herpesit vjen në dy forma të cilat janë shumë të ngjashme. Tipi i parë HSV-1, është shkaku kryesor i puçrrave në zonën e gojës ,ja pse shumë njerëz e quajnë herpesi oral. HSV-2 është kushëriri i tij i cili njihet për nxitjen e puçrrave rreth organeve gjenitale.

-Virusi i herpesit përhapet me anë të të gjitha aktiviteteve. Shumica e njerëzve e marrin kur janë fëmijë, duke ndarë filxhanët me të tjerët. Puthjet nga të afërmit ose të dashurit e infektuar janë një nga arsyet madhore. Kontakti seksual nuk është e vetmja rrugë e transmetimit.

-Herpesi nuk mund të kurohet. Nëse ju ndodh njëherë, qëndron në trupin tuaj përjetë.

-Puçrrat e herpesit duken ndryshe nga puçrrat e zakonshme. Para se të kaloni një të ftohur, mund të ndjeni një dhembje therëse në zonën që do dalë puçrra. Ato dalin zakonisht rreth zonës së gojës, sipër buzës, ose brenda në gojë dhe zgjasin zakonisht një javë.

-Që puçrra të zhduket më shpejt e të mos jetë më e kuqe, vërini sipër një copë të butë e të ftohtë, disa herë në ditë. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT