5 personave u hiqet liria në 24 orë

5 personave u hiqet liria në 24 orë

13:56 14/07/2019

Autoritetet policore në Vlorë përgjatë 24 orëve të fundit kanë vënë në pranga 5 persona, për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Kështu, burime zyrtare të policisë thonë se në pranga ra një 34-vjeçar me iniciale G. S. Arrestimi i tij u bë “pasi Gjykata e Apelit pët Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

I arrestuari tjetër është një 56-vjeçar me iniciale H. B., banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë. “Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva”.

30-vjeçari me iniciale A. D., banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë, u arrestuar pasi u kap duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

50-vjeçari me iniciale E. Z., banues në Tiranë, u arrestua pasi u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

Në Sarandë u arrestua një 32-vjeçar me iniciale M. A., banues në fshatin Berdenesh, “pasi duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës-Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT