Isa Koni quhej 58-vjeçari që ndërroi jetë në tragetin e linjës Bari Durrës rreth orës tre të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në udhëtim e sipër, kur ai kthehej në Durrës për të kaluar pushimet verore.

Sipas familjarëve Koni është ndjerë keq dhe ka shfaqur probleme shëndetësore, megjithatë në traget mungonte stafi mjekësor që duhej t’i jepte ndihmën e parë dhe mund t’i kishe shpëtuar jetën.

Eldi Shehi, i afërm i viktimës:

Duhet të themi që nuk i është dhënë ndihma e parë. Të gjithë thoshin se ka qenë i shtrirë dhe  pulsi ishte në rregull dhe kanë thirrur një orë njerëzit, mjekët dhe infermierë, nuk ka pasur asnjë.

Por televizioni Klan u interesua pranë kompanisë së linjës Durrës-Bari që pretendon se mjeku ka qenë në detyrë, sipas të gjitha rregullave. Sipas përfaqësuesve të kompanisë mjeku nuk është njoftuar në kohe.

Grupi hetimor mori në pyetje disa pjesëtare të ekuipazhit të tragetit, por edhe pasagjerët që ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes, për të zbuluar çfarë ka ndodhur në të vërtete.

Tv Klan