Marina Bay Luxury Resort and Spa ka një eksperiencë 5-vjeçare, por vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë. Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” ishte e ftuar Elisa Bilali, përfaqësuese e Marina Bay, që tregoi se hapja e restorantit ka qenë kartvizitë edhe për pjesën tjetër të resortit. E certifikuar me 5 yje, Marina Bay është pjesë e brandit Maritim.

Për të marrë një dhomë në Marina Bay duhet të paguhen çmime që variojnë nga 250 Euro deri në rreth 500 Euro kur është kulmi i sezonit. Por cilët janë vizitorët më të shumtë të këtij resorti?

“E pranojmë të gjithë që shumica e vizitorëve janë shqiptarë që jetojnë emigrantë dhe shqiptarë të Kosovës. Së dyti janë italianët, gjermanë, tregu polak, tregu holandez. Italianët janë dominues nga të huajt. Janë të kënaqur, janë klientë që kërkojnë, por përveç asaj për ne ka një vit që ka filluar tregu arabik që vjen shumë. Vijnë, nuk e di, eksplorojnë ndoshta vendet, eksplorojnë mundësitë për të krijuar biznese këtu. Javën e kaluar kisha disa klientë armenianë dhe ata kishin ardhur në Shqipëri me idenë që hapnin hotele”, tha Bilali./tvklan.al