Një 59-vjeçare ka rrëfyer në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan fëmijërinë e vështirë për shkak se familja e saj persekutohej, por edhe problemet që kanë nisur për të pas martesës.

Ishte vetëm 19 vjeç, kur u martua me mblesëri me personin që do t’i shkaktonte vuajtje dhe dhimbje të madhe.

Që ditën e parë, ajo mësoi se burri i saj ishte ndarë nga prindërit dhe nuk fliste me ta. Jetesa me të ishte e vështirë, por dhimbja më e madhe për të do ishte vdekja e djalit të tyre.

Një mëngjes djali ishte shumë i sëmurë, por bashkëshorti nuk pranoi ta çonin në spital. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua dhe ajo vendosi ta dërgonin, por ishte vonë sepse djali kishte vdekur gjatë rrugës. Ajo çfarë bashkëshorti i tha në spital, e bëri Marian të ngrinte disa pikëpyetje për vdekjen e djalit.

Mirela Milori: Kur u fejove?

Maria: Neve si të persekutuar që ishim na merrnin vetëm ata që ishin të persekutuar, ose ata që kishin një kleçkë se nuk na ecte. Mua më fejuan me burrin që kam tani.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe ti?

Maria: Isha 19 vjeç! Erdhën më morën, kur vajta tek shtëpia e burrit më çuan deri tek avllia dhe nuk erdhën brenda njerëzit që më çuan atje.

Mirela Milori: Njerëzit e tij apo të tu?

Maria: Njerëzit e tij!

Mirela Milori: Të morën krushqit dhe të lanë në derë të avllisë, nuk hynë brenda?

Maria: Nuk hynë brenda. Kur shkova brenda nuk kishte asnjeri, mendova se do kishte njerëz, s’kishte asnjë, isha vetëm unë me burrin. Burri ishte ndarë nga prindërit, unë se dija, ishte ndarë para kohe. Nuk e di arsyen, ndoshta ishte i dhunshëm, që ai e kishte bërë këtë ndarje. Burri që darkën që vajta me dhunë.

Mirela Milori: Që ditën e parë me dhunë?

Maria: Po! Ai nuk dinte, vetëm dhunë. Mbas 9 muajsh linda një fëmijë, ishte djalë!

Mirela Milori: Çfarë ndodhi?

Maria: Kur e mora fëmijën se e çoja në çerdhe ishte mirë, ishte e shtunë. Kurse në mëngjes të dielën fëmija mu sëmur keq, vetëm me të vjella. I them burrit kemi djalin sëmurë ta çojmë në spital. Nuk pranoi. Atëherë dhe unë e mbajta se s’shkoja dot në spital vetëm. Natën djali ishte keq, i fola vjehrrës natën nga gardhi se burri nuk fliste me të. Mora djalin në krah, e kisha rreth 2 orë spitalin larg, nuk më ndihmoi fare.

Mirela Milori: Ike vetëm?

Maria: Jo bashkë me atë, por nuk më ndihmonte ta merrja. Djalin e mblodha në një batanije.

Mirela Milori: Arrite në spital?

Maria: Vajta në spital, djali kishte vdekur! Atëherë burri thotë se ma ka helmuar, ajo e çerdhes.

Mirela Milori: Po mjekët çfarë thanë?

Maria: Mjekët i bënë autopsinë dhe më thanë si e more fëmijën nga çerdhja. I thashë e mora shumë mirë në mëngjes dhe mu sëmur të dielën në mëngjes. Këtë të helmimit nuk e di. Mendoj se dhe burri pati diçka, që ia bëri fëmijës sepse unë se kisha fare mendjen tek helmimi. Ku e gjeti ai se fëmija u helmua?

Mirela Milori: Po mjekët çfarë thanë?

Maria: Nuk më thanë asnjë gjë, por njerëzit e burrit më thanë që duhet të ikësh.

Mirela Milori: Të ikje nga shtëpia?

Maria: Ik më thanë, pse rri me atë? Ti po vuan!

Mirela Milori: Pra dhe ata e kuptonin që ai s’ishte mirë?

Maria: Po!/tvklan.al