Në një moment apo tjetër, të gjithë e provojmë ndjesinë e trishtimit. Megjithatë, depresioni është diçka tjetër. Ndonjëherë vjen prej lodhjes e stresit, por edhe prej traumave apo një sëmundjeje të caktuar. Sipas OBSH, depresioni ka prekur më shumë se 300 mln njerëz në mbarë botën.

Ka një efekt në të menduarit, emocionet, trupin dhe sjelljen e një personi. Hidhërimi klasifikohet si depresion bazuar në intensitetin, kohëzgjatjen dhe efektin. Megjithatë, askush nuk mund të thotë qartë se cilat janë simptomat e tij, pasi ato shpesh keqinterpretohen ose shpërfillen. Nëse nuk e dinit, lexoni më poshtë për 6 shenjat kryesore që tregojnë se vuani nga depresioni:

-Ju përpiqeni ta fshihni trishtimin tuaj pas justifikimeve të ndryshme dhe përfundoni duke e thelluar akoma më shumë gjendjen negative emocionale.

-Edhe kur ia dilni me sukses në diçka, nuk kënaqeni. Në vend që të gëzoni, ndiheni konfuz.

-Refuzoni të dilni prej asaj “flluskës komode” dhe vazhdimisht kritikoni veten.

-Keni tendencën t’i thoni “po” vetëm gjërave që ju imponojnë të tjerët.

-Doni t’i harroni shqetësimet duke u angazhuar me gjëra që edhe nuk ju japin kënaqësi, por thjesht ju mbajnë aktiv.

-Shpesh mendoni se nuk e meritoni dashurinë e të tjerëve./tvklan.al