Gjashtë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Në mesin e viktimave është edhe një 38-vjeçar. Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se viktimat që humbën jetën nga koronavirusi vuanin edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Numri total i viktimave nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 64.

Ndërsa të infektuar me këtë sëmundje janë 3178 persona, prej të cilëve janë shëruar 1824 vetë. /tvklan.al