Ekspertët: Mungojnë protokollet për viktimat 

Të trokasësh në dyert e drejtësisë për të denoncuar dhunën seksuale është një akt guximi, por rreth 60% e rasteve për të mitur përfundojnë pa një vendim gjyqësor ndaj agresorit. Altin Hazizaj nga Crca rendit disa nga arsyet kryesore.

“Në Bashkimin Europian ka vendim gjyqësor për mbi 60% të rasteve që denoncohen, ndërsa në Shqipëri ka vetëm për 43% të rasteve. Mund të ndodhë që prokuroria nuk mbledh dot prova, që viktima kërcënohet dhe tërhiqet apo edhe korrupsioni”.

Edhe sistemi arsimor është sipas tij përgjegjës.

“Mësuesit duhet të kryejnë edhe funksion social jo vetëm të japin dije”.

Sipas Hazizajt, në Shqipëri mungon edhe protokolli për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.

“Jo, nuk ka një protokoll sesi duhet të sillesh me viktimën. Ky protokoll përmban seanca për tejkalimin e traumës, më pas për rehabilitimin. Ndërkohë duhet të punësohen edhe psikologë që punojnë me komunitetin për të qenë mbështetës”.

Prej Janarit të 2019, 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale në Shqipëri. Për psikologët e punonjësit social kultura familjare dhe shoqërore shërben si stimul i agresionit.

Tv Klan