Pjesa më e madhe e kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri nuk publikojnë vendin e origjinës se nga vijnë paratë.

Në tre muajt e parë të vitit janë 134 milion euro të investuara në ekonominë tonë, për të cilat nuk dihet origjina e vendit nga kanë hyrë.

Banka e Shqipërisë ka publikuar statistikat për investimeve e huaja direkte, ku kompanitë të dhënat e të cilave klasifikohen si “konfidenciale” përbëjnë 80% të kapitalit të huaj që është futur në ekonominë shqiptare.

Pjesa tjetër ndahet mes Italisë, Austrisë dhe Kosovës. Sektorët të cilët po tërheqin më shumë investime të huaja në Shqipëri, janë nafta, energjia dhe aktivitetet financiare. 70 milion euro kanë hyrë përmes  industrinë nxjerrëse, 69 milion janë investuar nga TAP dhe 14 milion të tjera janë aktivitete financiare. investimet e huaja janë rritur me 8% krahësuar me një vit më parë, por pavarësisht kësaj, Shqipëria është duke përjetuar edhe një largim të kapitalit vendas.

Nga 2015-ta e deri në fund të 2016-ës, investimet e bizneseve shqiptare të larguara jashtë janë dyfishuar. (grafik) Vetëm në 2016-ën 68 milion dollarë të shqiptarëve janë investuar në vendet e rajonit.

Tv Klan