Kjo është Makayla Rose Martinez, e cila e di më mirë nga të gjithë se çfarë do të thotë të festosh Halloween, “Të trembësh të panjohurit”. Studentët e ” York College” në Nebraska janë “tmerruar” nga mikesha e tyre. Gjithçka e ka regjistruar në një video, e cila është parë më shumë se 2 milionë herë brenda pak ditësh.

Ajo e ka blerë këtë kostum pasi e ka parë në një video të ngjashme një vit më parë.

“E bleva menjëherë dhe kam pritur një vit derisa festa e Halloween të vinte dhe unë të shfaqesha me këtë kostum

“, është shprehur ajo në një intervistë.

Veshja e saj ngjason me një përbindësh uji. Si fillim ajo mendoi ta vishte vetëm në një festë private me miqtë e saj, por ata sugjeruan të shkonin në konviktin e shkollës dhe të frikësonin disa studentë. Martinez tregon se nuk e priste që kjo video të bëhej virale dhe 40 $ për blerjen e kostumit ishin shpenzimi më i mirë që kishte bërë ndonjëherë.

/tvklan.al