A duhet ta blini Galaxy Note 10+?

A duhet ta blini Galaxy Note 10+?

21:10 24/08/2019

Tashmë që Samsung Galaxy Note 10+ është zyrtarisht në shitje dhe ekspertët e teknologjisë kanë pasur mundësinë që ta shohin nga afër këtë telefon, pyetja që shtrohet është: A duhet blerë kjo pajisje e re?

Për disa mund të jetë një pyetje e vështirë, pasi teksa Galaxy Note 10+ është padyshim Galaxy Note më i mirë deri më sot dhe një prej telefonave më unikë në treg, ka disa gjëra të cilat mund të mos jenë pozitive për shumë njerëz.

Ndryshe nga çdo telefon tjetër Galaxy, Note 10+ nuk ka dalje për kufjet, që do të thotë se duhet të vareni nga kufjet e Samsung USB-C, ose të përdorni kufje me Bluetooth.

Një tjetër detaj potencialisht negativ është thjeshtë madhësia e Note 10+. Ndonëse ka praktikisht të njëjtat dimensione fizike si Galaxy Note 9, e madje është pak më i lehtë, madhësia e ekranit të Note 10+ është rritur nga 6.4 në 6.8 inç.

Kjo do të thotë se në varësi të dorës që keni, apo mënyrës sesi e mbani telefonin, mund të mos jetë fort e lehtë për ta përdorur. Kështu që nëse po mendoni për ta blerë Note 10+, duhet të jeni fansa të telefonave të mëdhenj.

Pengesa e tretë dhe më e rëndësishme është çmimi i tij, që nis me 1,100 dollarë. Duke u vendosur kështu krah iPhone XS Max, Note 10+ është një prej telefonave inteligjentë më të shtrenjtë në treg.

Por duke lënë mënjanë anët negative, Galaxy Note 10+ vjen me disa tipare të mrekullueshme.

Fillimisht, ekrani i tij është tepër mahnitës. Ka dritë, ka ngjyra dhe duke qenë se është 6.8 inç, patjetër që mund ta shijoni edhe më shumë.

Edhe performanca e Note 10 nuk ngelet pas. Ai ka çip Snapdragon 855, 12 GB RAM dhe 256 GB memorie.

Falë një baterie 3,400 mAh, Note 10+ është një prej telefonave më jetëgjatë të momentit. Nga testet e bëra, sipas asaj që shkruan e përditshmja mbi teknologjinë Gizmodo, bateria e këtij telefoni zgjat 15 orë dhe 5 minuta./tvklan.al

Të ngjashme
UKT