“A e mbyll Rama të plotë këtë mandat?”

Kjo është pyetja që drejtuesi i “Zonë e Lirë”, Arian Çani i drejtoi të ftuarve të tij.

Sipas analistit Andi Bejtja, Kryeministri Edi Rama nuk e mbyll të plotë këtë mandat. Ndërkohë që Arian Curi tha se Rama duhet të rezistojë.

Arian Çani: A e mbyll Rama të plotë këtë mandat apo jo?

Andi Bejtja: Nuk mendoj se e mbyll të plotë këtë mandat Rama. Jo vetëm nga kjo krizë që po ndodh. Arsyeja e parë se përse nuk e mbyll këtë mandat është se nuk po qeveris dhe vendi nuk ka ekonomi të mirë dhe të shëndetshme. E dyta, nuk mund të jetë faktor stabiliteti në këtë lloj krize që ka hyrë. Dhe arsyeja e tretë është se pavarësisht negativizmit që mund të ketë, mendoj se në një moment do të kthjellohet dhe do kuptojë që një akt dorëheqje mund t’i bëjë nder Shqipërisë dhe atij në fund të karrierës së këtij mandati. Mendoj dhe shpresoj që do të ketë koshiencë që të mos i bjerë murit me kokë, sepse e ka më të lehtë ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza se sa opozita, opozita nuk ka çbën.

Arian Çani: Curi je dakord me Bejten?

Arjan Curi: Deri diku… Unë mendoj se Rama duhet të rezistojë deri në fund dhe të shikojë sa spartanë i dalin në betejë. Nëse ai shikon që shumë njerëz dalin në betejë, ai edhe mund të tërhiqet. Sepse forca e tij është paparashikueshmëria.

Arian Çani: Ti thua e mbyll të plotë?

Arjan Curi: Jo, nuk e mbyll të plotë, do presë dhe do shikojë sa do të rriten numrat.

/tvklan.al