Shkencëtarët i japin përgjigje

Një analizë genetike në thuajse gjysmë milionë njerëz doli në përfundimin se nuk ekziston një qoftë edhe një gen i vetëm tek njeriu që e bën atë gay.

Studimi, i publikuar në Science, përdori të dhëna nga UK Biobank dhe 23andMe dhe gjeti disa variante genetike të lidhura me sjelljen e tërheqjes nga i njëjti seks. Por faktorët genetikë të gjetur për sjelljen e seksit të njëjtë nuk ishin më shumë se 25 përqind.

Shkencëtarët skanuan genomët e 409,000 personave që janë pjesë e projektit UK Biobank dhe të 68,500 personave të regjistruar në kompaninë genetike 23andMe.

Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu nëse kishin pasur ndonjëherë partnerë të të njëjtit seks, apo dhe partnerë të seksit të kundërt.

Shkencëtarët e Harvart dhe MIT konkluduan se genetika është përgjegjëse për tërheqjen ndaj të njëjtës gjini 8 deri në 25 përqind, kur merret në konsideratë i gjithë genomi.

Ata gjetën në total 5 variante specifike genetike që lidheshin me sjellje të të njëjtit seks, përfshirë një që lidhej me nuhatjen dhe të tjerat me hormonet e seksit. Por të gjitha bashkë, ishin përgjegjëse për më pak se 1 përqind të sjelljes së të njëjtit seks.

E pamundur për t’u parashikuar

“Genetika është më pak se gjysma e kësaj historie për sjelljen seksuale, megjithatë është një faktor shumë i rëndësishëm kontribuues”, thotë eksperti Ben Neale, i cili punoi për në këtë studim.

“Nuk ekziston një gen i vetëm gay dhe një test genetik për të parë nëse një individ do të ketë lidhje homoseksuale, nuk funksionon. Ndaj është e pamundur për të parashikuar sjelljen seksuale të një individi nga genomi i tyre“, shprehet Neale.

David Curtis, një tjetër ekspert, tha se studimi tregon qartë se nuk ekziston një fenomen i tillë si “geni gay”./tvklan.al