Adele në lidhje me agjentin sportiv


Adele në lidhje me agjentin sportiv

21:40 21/07/2021

Hedh pas divorcin me ish-bashkëshortin, konfirmohet lidhja me Rich Paul

Këngëtarja me famë botërore Adele  është në një lidhje me agjentin sportiv, Rich Paul. Dyshja shtoi dyshimet se ka nisur një romancë pak ditë më parë pasi u panë të ulur së bashku në finalen e NBA-së.

Ata padyshim po takohen”, konfirmoi një person i afërt për “Page Six”. Ndërkohë, po përflitet se Paul dhe Adele shoqërohen së bashku që prej muajit Maj. Ishte “New Yorker” që shkroi pak kohë më parë se Paul po dilte me një yll të muzikës pop.

Dhe spikeri Brian Windhorst iu referua këngëtares së “Someone Like You” si e dashura e Paul kur ata u ulën së bashku në Lojën 5 të finales. Në podcastin e tij “The Lowe Post”, ai zbuloi: “Rich Paul sjell të dashurën e tij në lojë për t’u ulur pranë LeBron. E dashura e tij është Adele”.

Klan News







Të ngjashme